Irani-Trump: Nëse na godisni, do të sulmojmë SHBA-në me ‘celula të fjetura’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 10:56

Në vijim të përplasjeve Izrael- Iran, kjo e fundit ka paralajmëruar Donald Trump se nëse sulmohej, do të aktivizonte sulme me qeliza të fjetura ( grup agjentësh sekretë që kanë mbetur joaktivë për një periudhë të gjatë) brenda SHBA.

Lajmi bëhet e ditur nga NBC, duke shtuar se sipas burimeve, mesazhi i shkoi presidentit amerikan nëpërmjet një ndërmjetësi gjatë samitit të G7 në Kanada javën e kaluar. Administrata amerikane ka deklaruar se është në gatishmëri të lartë për çdo hakmarrje të mundshme brenda SHBA-së.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshoi ​​alarmin dje: "Konflikti me Iranin po krijon një mjedis kërcënimi të shtuar në Shtetet e Bashkuara".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit