Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2025, 09:09

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit, ku dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.

Viktima është 48-vjeçari, Blerim Mejzinolli.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit