Raqka i jep mbi 30,000€ për Festën e Birrës pronarit të pub-eve të Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.06.2025, 22:23

Bashkia Korçë i ka kaluar Qendrës së Artit dhe Kulturës kompetencën për të shpallur fituese për organizimin e Festës së Birrës kompaninë BOE Media & Production Shpk nën pronësinë e Artan Gjepalit.

Burime për JOQ sqarojnë se mbi 30,000€ do hidhen për kompaninë për eventin që do të zhvillohet nga data 14 deri më 18 gusht 2024.

Sipas një denoncimi të mbërritur pranë JOQ, bëhet fjalë për një kompani që është themeluar vetëm një vit më parë dhe nuk ka asnjë përvojë të mëparshme në organizimin e aktiviteteve të kësaj përmase. Festa e Birrës në Korçë është një nga eventet më të mëdha kulturore në vend dhe kërkon kapacitete të larta organizative dhe teknike.

Ajo që shton edhe më shumë dyshimet është fakti që nuk është hapur një tender publik për këtë shërbim si në vitet e kaluara por kontrata ka shkuar me negociim të drejtpërdrejtë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën e procedurës. Sipas praktikës ligjore, për aktivitete të tilla është e detyrueshme që operatori ekonomik të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën përkatëse.

Gjepali është i njohur në Tiranë si pronar i disa ish-pub-eve, pa lidhje të drejtpërdrejtë me sektorin e organizimit të eventeve kulturore.

Në mungesë të një gare të hapur dhe me fitues të përzgjedhur në rrethana të paqarta, qytetarët kanë të drejtë të ngrenë pyetje duke marrë parasysh për mangësitë në organizim. Festa e Birrës është kthyer prej vitesh për kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filon, si event për të shpërndarë fonde publiket me klientelizëm që detyrimisht ngre pyetjen kush fshihet pas Gjepalit...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit