“Shefi i Policisë lëviz me Range me targa belge dhe ndan pazare me bastexhinjtë…”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.06.2025, 21:31

Një qytetar ka bërë një denoncim të fortë pranë redaksisë së JOQ Albania, ku ngre akuza të rënda ndaj shefit të ri të Komisariatit të Policisë në Prrenjas, Klodian Dani. Sipas denoncuesit, shefi i ri është i vetmi që lëviz me një automjet luksoz me targa belge, një Land Rover Defender, me vlerë mbi 50 mijë paund.

“Qindra qytetarë janë gjobitur në Prrenjas për parkim të gabuar apo për gjoba të marra nga xhami i makinës, ndërkohë që nuk merret asnjë masë për pikat e bastoreve që janë hapur në mes të qytetit. Arsyeja? Sipas qytetarit, këto pika operojnë të paprekura sepse paguajnë rryshfet te Klodian Dani dhe bashkëpunëtori i tij, Çlirim Torra,” thuhet në mesazhin e dërguar.

Por akuzat nuk mbarojnë me kaq. Denoncuesi pretendon gjithashtu se shefi i policisë lëviz edhe me një makinë tjetër luksoze, një Land Rover Discovery me targa shqiptare AB 848 HS, e cila ka mbi 10 gjoba të papaguara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit