Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku tregon një fenomen të pazakontë që e ka bërë të dyshojë për sigurinë ushqimore në vend.
Teksa hap një spec, ai zbulon se brenda ndodhen dy speca të vegjël. “Shikojeni pak, speci brenda speci”, shprehet qytetari, i cili nuk fsheh habinë dhe dyshimin për cilësinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë.
Për më tepër, ai tregon edhe një rast tjetër ku një tjetër spec i blerë prej tij nuk ka fare bërthama, ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht me këtë perim.
“A mund ta dimë çfarë po hamë?”, pyet qytetari, duke ngritur një shqetësim që duket se ndan me shumë konsumatorë të tjerë në vendin tonë.