Porto Romano nën pluhurin e qymyrit, banorëve iu rrezikohet shëndeti, institucionet heshtin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.06.2025, 19:28

Zona e Porto Romanos në qytetin bregdetar të Durrësit po përballet me një situatë alarmante mjedisore pas shkarkimit të një sasie të madhe qymyri. Pluhuri i zi ka mbuluar rrugët, banesat dhe ajrin që marrin frymë banorët duke e kthyer zonën në një hapësirë të ndotur. Rrobat kur thahen nxihen, dritaret banorët nuk i hapin dot, teksa banorët, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar në shëndetin e tyre. Pavarësisht denoncimeve të banorëve institucionet përkatëse nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të dhënë një zgjidhje. Banorët e Porto Romanos në Durrës kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të shkarkimeve të tilla dhe pastrim të menjëhershëm të zonës. Bashkia Durrës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duhet të veprojë menjëherë.

Përshëndetje JOQ! Ju lutem bëjeni publike këtë situatë shokuese dhe të papranueshme që po përjetojmë në zonën e Porto Romanos, Durrës. Ditët e fundit është shkarkuar një sasi e madhe qymyri, dhe gjendja është bërë skandaloze: Pluhur i zi na ka mbuluar shtëpitë, rrugët dhe ajrin që marrim me frymë. Dritaret nuk mund t’i hapim, rrobat që thajmë nxihen, fëmijët dhe të moshuarit janë të rrezikuar nga problemi shëndetësor! Asnjë masë mbrojtëse nuk është marrë nga institucionet përkatëse, as për mjedisin dhe as për banorët. Jetojmë në një zonë që tashmë është kthyer në çerdhe ndotjeje, dhe askush nuk jep shpjegime! Kush ka dhënë leje për këtë shkarkim? Ku janë autoritetet që duhet të kontrollojnë këtë ndotje të rëndë? Ne kërkojmë: Ndërprerjen e menjëhershme të shkarkimeve të qymyrit në këtë mënyrë. Pastrim të zonës dhe marrje masash për të mos përsëritur kjo situatë. Reagim nga Bashkia Durrës, Ministria e Mjedisit dhe AKM. Ju lutem bëjeni publike këtë ankesë. Zëri ynë duhet të dëgjohet! Faleminderit”, shkruan një banore i Porto Romanos, Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit