Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd/ Tre të plagosur, një në gjendje kritike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.06.2025, 19:12

Në aksin nacional Prrenjas -Librazhd është regjistruar një aksident i rëndë. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Aksidenti ka përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale, teksa të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit