Durrës, turistja nga Bosnjë-Hercegovina mbytet duke u larë në det

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.06.2025, 18:47

Në qytetin bregdetar të Durrësit është regjistruar një ngjarje e rëndë. Bëhet e ditur se një e moshuar nga Bosnjë Hercegovina, që kishte ardhur si turiste, humbi jetën aksidentalisht teksa po lahej në det. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, nëse turistja shtetasja S. T., 66 vjeçe, ka pësuar ndonjë atak kardiak në ujë apo rrethana të tjera shëndetësore që çuan më pas në mbytje, e që pritet t'i zbardhë ekspertiza mjeko-ligjore. Pavarësisht ndërhyrjeve, turistja nuk ka shpëtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit