Uji i pijshëm është kthyer në një makth për banorët dhe pushuesit në zonën e Gjirit të Lalëzit, Sukthit dhe Katund Sukthit. Denoncime të shumta të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë se prej ditësh mungesa totale e ujit ka bllokuar jetesën normale të banorëve dhe ka dëmtuar eksperiencën e pushuesve që kanë zgjedhur këtë zonë për qetësi dhe relaks.
Në mes të sezonit turistik, njerëzit detyrohen të qëndrojnë pa larë për disa ditë, ndërsa një pjesë e pushuesve apo qytetarëve janë larguar nga shtëpitë me qira për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Pavarësisht ankesave dhe telefonatave të shumta në Ujësjellës Kanalizime Durrës, ende nuk ka një reagim zyrtar apo një zgjidhje për problemin në fjalë.
Situatat është shqetësuese sidomos tani verës, kur jemi në pikun e sezonit turistik, por jo vetëm uji është domosdoshmëri në këto ditë të nxehta. Duke vënë re denoncimet e shumta të durrsakëve, kërkohet një zgjidhje e menjëhershme.
UKD duhet të ndërhyjë dhe të menaxhojë rrjetin e ujësjellësit në zonë dhe të përmbush kushtet për banorët, kushtin jetik, ujë të pijshëm në çezmat e tyre. Duhet një reagim dhe nga bashkia Durrës, me kryebashkiake Emirjana Sakon që të mbikëqyrë shërbimet publike në territorin e saj, konkretisht të UKD.
Denoncimet e qytetarëve: