Në zonën turistike të Shëngjinit, konkretisht në rrugën e Kunes, është vendosur një farmaci e re në rërë, në kushte që bien ndesh me çdo kriter të përcaktuar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Sipas një denoncimi nga banorët dhe pushuesit e zonës, ky subjekt funksionon pa asnjë licencë apo leje për ushtrim aktiviteti dhe nuk plotëson asnjë standard profesional.
“Pershendetje! Dua te ndaj nje shqetesim me ju per nje farmaci ne Shengjin, rruga e Kunes. Farmacia eshte e vendosur ne rere pa kriteret qe kerkon Urdheri i Farmacisteve, pa asnje kusht dhe pa asnje licence apo leje. Po bahen farmacite si kjoskat e cigareve. Ndoshta eshte lene si shperblim fushate nga kryetari i Bashkise. Ju lutem publikojeni se vetem te ju kemi shprese. Faleminderit!”, shkruan qytetari për JOQ Albania.
Duhet një reagim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i cili ka për detyrë të kontrollojë kushtet higjeno sanitare, Urdhri i farmacistëve për të verifikuar ushtrimin e profesionit të farmacisë në fjalë dhe bashkia Lezhë për dhënien e lejeve mjedisore.
