Prej më shumë se 1 muaji, banorët e Malësisë së madhe po përballen me një situatë të rënduar në këto ditë të nxehta qershori, prek kaq kohësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre. Mungesa e ujit ka sjellë shqetësim të madh dhe ka vënë në pikëpyetje kushtet minimale të jetesës në këtë zonë.
Një qytetar ka shkruar për JOQ Albania se vite më parë, banorëve iu është premtuar furnizim me ujë 24 orë dhe për këtë është bërë një investim prej 4 milionë euro, por situatat sot paraqitet alarmante, teksa Ujësjellës Kanalizimet në këtë bashki nuk kanë zgjidhur problemin në fjalë pavarësisht denoncimeve dhe ankesave të banorëve të zonës.
Qytetarët kërkojnë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj që të japë llogari për mungesën e ujit dhe të japë përgjigje të qarta mbi fondet e harxhuara për ujin 24 orë, pasi ky premtim nuk është mbajtur, banorët e Malësisë së Madhe janë pa ujë të pijshëm.
Denoncuesi shkruan se kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone në veri përballen me mungesë të theksuar të shërbimeve bazë, pasi në dimër banorëve iu duhet të qëndrojnë pa energji elektrike dhe në verë pa ujë të pijshëm.
Në këto kushte kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe Ujësjellës Kanalizime Malësi e Madhe duhet të reagojnë menjëherë dhe të japin zgjidhje për banorët. Uji është jetike nuk është luks!
“Pershendetje! Kam nje pyetje serioze per te gjithe banoret e Malësisë se Madhe po ashtu edhe kryetarit Z. Tonin Marinaj. Cila eshte arsyeja qe sot malësia e madhe eshte ne alarme prej 1 muaj, pa uje te pijshëm? Po investimi prej me shume se 4 milion euro ku shkoi? Çfarë u investua me 4 milion euro qe sot situata eshte alarmante? Pse banoret nuk ngrene zerin ti bejme kete pyetje mikut tone qe e votume me shume respekt Z .Tonin Marinaj? Te gjith e kemi kaq shoqni apo muhabet me ta, per t’ja bere kyt pyetje. A duhet banoret e malesis se madhe te ngrehin zerin per situaten e jashtzakonshme? Pse duhet te kemi frig jemi ne demokraci cdo kush asht i lire te shpreh shqetesimin e tij. Une sot jetoje ne emigrim dhe s’me intereson asni parti por kur malesoret e mi vuajne me shpirt ujin e pishem ne kto dit te nxehta nuk eshte normale ne dimer jemi pa energji elektrike ne vere pa uje. Ateher do thot se jemi mesua ne me kyt situate dhe nuk na ben pershtypje ju pershendes nga zmr te gjithve. E gjith malesia e madhe ne alarm pa uje te pishem. Premtimi i kryetar tonin marinaj uje 24 ore por sot jemi te gjirh pa uje”, shkruan qytetari për JOQ.
