Zona e Himarës është përfshirë prej disa orësh nga flakë të fuqishme, të cilat kanë përparuar në disa drejtime për shkak të erërave dhe temperaturave të larta.
Mësohet se zjarri ka rrezikuar zonat me banesa dhe disa sipërfaqe pyjore në Livadh dhe Dhermi, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe pushuesit.
Pavarësisht përmasave të emergjencës, ndërhyrja e forcave ajrore u bë vetëm pas raportimeve nga JOQ ALBANIA.
Mësohet se para pak çastesh, Forcat e Armatosura kanë nisur një operacion ajror me helikopterë tip “Cougar”. Helikopterët janë parë duke u furnizuar me ujë direkt nga deti përballë plazheve dhe më pas drejtohen drejt vatrave të zjarrit për shuarjen e flakëve nga ajri.