Iu fry këmba: Shqipëria i tha “alergji’, Franca i gjeti pickim nga merimanga e zezë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.06.2025, 20:15

Një qytetar shqiptar që kishte ardhur për disa ditë pushime në vendlindje, ka përjetuar një episod të rrezikshëm për shëndetin si pasojë e një pickimi në Pogradec. Ai shprehet për JOQ Albania se pasi u pickua nga një insekt i panjohur, shkoi menjëherë në spital për ndihmë, por mjekët shqiptarë ia minimizuan shqetësimin duke i thënë: “S’ke gjë, është alergji nga ushqimi”.

Por sapo u rikthye në Francë, situata mori një tjetër rrjedhë. Mjekët francezë i konstatuan infeksion të rëndë nga një pickim merimange të zezë dhe nisën menjëherë trajtimin me serume dhe analiza të hollësishme.

Rasti ngre shqetësime serioze për nivelin e diagnostikimit dhe trajtimit në disa spitale publike shqiptare, ku shpesh rastet serioze neglizhohen apo minimizohen.

Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ. Erdha në Shqipëri për 4 ditë dhe më pickoi diçka në Pogradec. Shkova në spital dhe më thanë: “S’ke gjë, është alergji nga ushqimi”.
Kur u ktheva në Francë, shkova direkt në spital dhe më dolën analizat me infeksion nga pickim insekti, konkretisht merimangë e zezë, dhe infeksion në këmbë. Më nisën menjëherë serume dhe analiza. Në Shqipëri më thanë “s’ke gjë”..."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit