Tragjedi në Brazil, 8 të vdekur nga rrëzimi i një balone ajrore me turistë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 21.06.2025, 17:29

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në jug të Brazilit, ku një balonë ajrore u përfshi nga flakët gjatë fluturimit dhe më pas u rrëzua me shpejtësi në tokë. Si pasojë, tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë shpëtuar dhe dërguar në spital.

Ngjarja ndodhi në zonën turistike të Praia Grande, në shtetin Santa Catarina, një vend i njohur për fluturimet panoramike me balonë gjatë muajve të festave tradicionale braziliane.

Guvernatori i shtetit, Jorginho Mello, konfirmoi lajmin përmes një reagimi publik ku u shpreh: “Me dhimbje të thellë konfirmojmë vdekjen e tetë personave. Ekipet e shpëtimit janë në terren duke u kujdesur për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave”.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentin dramatik kur balona përfshihet nga zjarri në lartësi, teksa dëgjohen britma dhe panik. Sipas zjarrfikësve, në bord ndodheshin 21 persona, përfshirë edhe pilotin. Ende nuk dihen shkaqet e saktë të aksidentit, por autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e fluturimeve turistike me balonë në këtë periudhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit