Bashkia Tiranë tallet me punën e sportistëve të “Studentit”, iu kalon vetëm 1 pagë nga 5 që kanë pa marrë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2025, 17:19

Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi denoncimin e një sportisti të klubit shumësportësh “Studenti” në Tiranë që denonconte vonesat e gjata në pagesat mujore duke theksuar se prej 5 muajsh ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë dietat që iu takojnë. Sipas denoncuesit bashkia ende nuk ka hedhur fondet ndaj dhe është krijuar kjo vonesë.

Pas publikimit të problemit në JOQ Albania, më në fund sportistët kanë marrë pagat, por sërish jo të gjitha muajt. Në llogaritë e sportistëve të klubit “Studenti” në Tiranë është hedhur vetëm një pagesë. Qytetari e cilëson këtë një tallje me sportistët. Ndoshta me këtë artikull të dytë, iu kalon dhe një pagë tjetër.

Sportistët që stërviten çdo ditë dhe përfaqësojnë emrin e Tiranës, duhet të presin pagën në llogari vetëm kur artikujt denoncues bëjnë punën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Tiranës e cila ka nën varësi klubin shumësportësh “Studenti” në Tiranë.

“Si jeni? Me ankesën qe bëra tek ju, për punen e dietave ne klubit studentit, fill sa asht hedh lajmi, ka kaluar 1 diete (rroge). Kjo është tallje me sportistet. Ne përfaqësojmë klubin edhe kombëtaren shqiptare. Tallen dhe i kalojnë leket copa copa. Turp qe tallen me djersen dhe sakrificat tona”, shkruan denoncuesi.

Kryebashkiakja Ristani, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Manastirliu, Shefi i klubit “Studenti” duhet të reagojnë të hedhin dhe pagat e 4 muajve të tjerë që iu takojnë sportistëve të këtij klubi pasi kjo mënyrë e pagesës cilësohet nga sportistët si tallje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit