Varrezat e fshatit Perlat në Sukth janë kthyer në një vend plot me plehra duke zbehur lulet në varret e të ndjerëve. Mbetje urbane, qese plastike, shishe dhe lloj-lloj mbeturina të tjera shihen të shpërndarë kudo në varrezat e fshatit duke e bërë të pamundur të afrohesh tek vendi ku prehen të ndjerët.
Një banor i fshatit që ka bërë publike denoncimin ën fjalë, shkruan se neglizhenca që ka zaptuar këtë hapësirë vë para përgjegjësisë administratorin e njësisë administrative Durrës dhe bashkinë e Durrësit të cilët nuk kanë dërguar punonjës në terren për të pastruar zonën.
Autoritet vendore duhet të marrin masa të menjëhershme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të fshatit perlat në Sukth. Zona nuk mund të mbetet në harresë dhe as të kthehet në një kosh plehrash, pasi aty është vend ku prehen të ndjerët.
Nevojitet ndërhyrje urgjente për të kthyer dinjitetin e munguar të këtij ambienti dhe për të respektuar kujtimin e të ndjerëve siç e meriton çdo komunitet. Duhet urgjent pastrim dhe mirëmbajtje e varrezave të fshatit Perlat në Sukth.