Rruga nacionale Peshkopi-Kukës në gjendje të mjerueshme, ARRSH nuk vë dorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2025, 15:56

Rruga nacionale Peshkopi-Kukës vijon të jetë në gjendje skandaloze duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që lëvizin çdo ditë në këtë aks. Segment rrugor i dëmtuar, gropa të shumta, mungesë e mirëmbajtjes po sjellin dëme të automjeteve, teksa vë në pikëpyetje sigurinë rrugore. Prej kohësh qytetarët e kanë ngritur si shqetësim degradimin e kësaj rruge që lidh dy qarqe të rëndësishme, por asnjë nga institucionet nuk e vë ujin në zjarr për të shtruar rrugën.

Pavarësisht denoncimeve, asnjë investim nuk është bërë në këtë segment rrugor duke kthyer udhëtimin e banorëve të Kukësit apo Dibrës në një stres.

Aksi në fjalë lidh dy qytetet verilindore atë të Peshkopisë dhe Kukësit, por përdoret edhe për pjesën më të madhe të njësive administrative të Bashkisë së Dibrës. Zgjidhja e kësaj situate bie mbi Autoritetin Rrugor Shqiptar me drejtor Gentian Gjylin i cili është përgjegjës për rindërtimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, ndaj banorët e Dibrës dhe Kukësit kërkojnë prej këtij institucioni të vërë dorë në rrugën nacionale Peshkopi-Kukës!

“Pershendetje JOQ! Shefe si mirëmbahet rruga Kukës peshkopi. Është bo për faqe të zezë. Publikoje po munde se na degjeneruan makinat. Publikojeni pash zotin mos po japin zgjidhje”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit