Studimi: Muzika elektronike ngadalëson plakjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2025, 14:13

Studimet e fundit tregojnë se dëgjimi i muzikës në shpejtësinë 120–130 BPM, si shumica e këngëve house, pra muzikë elektronike mund të përmirësojë humorin, të zvogëlojë stresin dhe të mbështesë një funksion më të mirë të trurit.

Studimi i fundit i botuar në Frontiers in Psychology zbuloi se ky tempo sinkronizohet natyrshëm me mënyrën se si lëvizim dhe ndihemi, duke ndihmuar trurin të kalojë në një gjendje më të fokusuar dhe energjike që sjell pozitivet.

Hulumtuesit nga University College London dhe University of the Republic kanë lidhur gjithashtu muzikën ritmike me nivele më të ulëta të kortizolit, hormoni i stresit i lidhur me plakjen dhe inflamacionin, pra ngadalëson plakjen.

Dëgjuesit e rregullt tregojnë performancë më të fortë njohëse dhe rregullim më të mirë të rrahjeve të zemrës, të dyja të lidhura me plakjen më të shëndetshme. Provat shkencore sugjerojnë se muzika elektronike ndihmon të ndiheni të rinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit