IKMT e pamëshirshme! I shkatërron sezonin turistik një tjetër biznesi në bregdet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2025, 11:09

Një biznes në zonën turistike të Radhimës është shembur nga IKMT ditën e sotme duke shkaktuar indinjatë të madhe mes banorëve, pushuesve dhe pronarit.

Sipas këtij të fundit, biznesi bar-restorant, ka certifikatë pronësie për 70% të objektit dhe qeraxhiu ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore dhe fiskale ndaj shtetit.

Megjithatë, autoritetet kanë ndërhyrë në mes të muajit qershor, duke e shembur objektin me arsyetimin për "ndërtime pa leje" në pjesë shtesë të objektit.

Kjo ngjarje ka revoltuar edhe pushuesit të cilët e konsiderojnë të njëanshëm vendimin për prishjen e biznesit ndërkohë që sezoni turistik sapo ka nisur.

Ky biznes, ashtu si edhe një tjetër që u shemb dje në Golem, pësojnë një goditje të rëndë ekonomike pasi dëmet janë të menjëhershme për turizmin lokal dhe për vetë komunitetin që përfiton nga lëvizja e turistëve.

Pronarët por edhe pushuesit janë të mendimit se këto shembje me vendime rrufe të ndodhnin në dimër, pasi tani në verë përveç dëmeve nuk janë as imazh i mirë para turistëve.

Denoncimi i qytetarit:

Skandal ne radhime amare bar restaurant turp mes njerzve, 70 perqind e objektit me Certifikate pronesie. Qeraxhiu paguar cdo gje ne shtet certifikuar dhomat cdo gje del jasht funksioni ne mes sezoni

Urdher nga lart ne mes sezoni shtesat ndertimet pa leje por a mund te behet tani dhe ti e nxjet jashte funksioni nje objekt i vetmi qe ka disa letra me pronesi a nuk mund te presin ne shtator apo ta benin ne prill a janar. Sepse sot erdhen me Vendim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit