Shkodër/ Taksixhinjtë dhe pronarët e parkingjeve në Ndërlysaj keqinformojnë turistët për përfitime!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2025, 10:36

Në fshatin e bukur turistik dhe piktoresk të Ndërlysës të bashkisë Shkodër, që shërben si një nga pikat kryesore hyrëse për drejtimin nga Thethi drejt Syrit të Kaltër, është vënë re një praktikë e re, shqetësuese keqinformimi ndaj turistëve të huaj. Sipas një qytetari që i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, pronarët e parkingjeve dhe taksitë vendase kanë ndërhyrë në tabelat orientuese duke i fshirë apo manipuluar në mënyrë që turistët të ndalojnë dhe të përdorin shërbimet e tyre taksi. Më konkretisht siç shihet edhe nga pamjet e dërguara në redaksi, është fshirë tabela që tregon distancën prej 2.2 km deri te Syri i Kaltër dhe janë vendosur shenja të reja që pretendojnë se rruga me automjet mbaron aty, ndonëse në të vërtetë mund të përshkruhet edhe 2 km të tjera me makinë. Tjetër problem është pretendimi i rremë se nuk ka valë telefonike në zonë, pra e përdorur për të bindur turistët të ndjekin udhëzimet e turistëve lokalë, kjo për përfitime financiare personale, por që krijon një imazh të keq dhe cenon të drejtën e udhëtarëve të huaj që të jenë të informuar saktë mbi udhëtimin. Sikur të mos mjaftonin këto, një tjetër problem që qytetari ngre në redaksinë tonë është edhe bllokimi që i bëhet furgonëve nga qytetet, të cilëve nuk u lejohet të zbresin turistët në fshatin Ndërlysaj, por detyrohen të ndalen në qendër të Thethit, gjë që i detyron udhëtarët të paguajnë ekstra 5 euro për person për të përshkruar 10 km rrugë me taksi lokale, një praktikë abuzuese.

“Pershendetje JOQ! Desha te ndaj me ju nje problem persa i perket keqinformimit te turisteve te huaj ne veçanti ne fshatin Nderlysaj. Eshte rruga qe te qon tek syri i kalter ne Theth pronaret e parkingut po ashtu edhe taksitë te fshatit Nderlysaj po vendosin tabela keqinformuese per arsye perfitimit ne favor te tyre kane fshi tabelat qe tregojnë sa km eshte larg syri i kalter edhe kane vendos shenja edhe tabela sikur nuk ka rruge per makina me lart qe ne te vertet ka edhe sikur nuk ka vale telefonike qe ne te vertet ka. Tabela qe eshte me shigjete ka qen e shkruajtur Blue Eye 2.2 km edhe qe ne kete moment eshte e fshire. I kane fshire sepse ata te parkingut cdo turisti i thonë nuk shkon makina me lart per me parku makinen aty edhe me vazhduar rrugen ne këmbe. Ne te vertet edhe 2 km rruge behet me makine pastaj edhe 2 km ne kembe se nuk ka rruge makine. Taksitë ju thonë nese doni taksi ju qojmë deri aty ku shkon rruga ne kembim te pageses kuptohet. Ata kane vendos tabelen sikur ketu tek syri i kalter nuk ka vale telefonike por kjo eshte genjeshter sepse vale ka shume mire mundësisht. I kam shkruar sot ne mengjes edhe kryetarit te bashkisë Shkoder Benet Becit shpresoj te marrin masa. Eshte edhe nje problem tjeter ne kete zone qe te gjitha taksitë nuk lejojne fugonat qe vine nga qytetet e ndryshme te zbresin turistet ne fshatin Nderlysja ku vazhdon rruga per tek syri i kalter por janë te detyruar te zbresin ne qender te Thethit edhe te paguajnë taksitë ekstra 5€ per person ti sjellin ne fshatin Nderlysja rreth 10 km rruge”, shkruan qytetari.

Në këto raste kërkohet një reagim dhe një zgjidhje nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci që të dërgojë në zonë punonjës që të verifikojë fshirjen dhe manipulimin e tabelave orinetuese., policia bashkiake duhet të veprojë. Ky është një imazh i shëmtuar në Ndërlysaj të Shkodrës, pasi përfitimi financiar personal, jo vetëm dëmton përvojën e turistëve, por hedh hije mbi imazhin e zonës si destinacion mikpritës dhe transparent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit