Shqiptari i bllokuar në kufi: Policia serbe më kërkon lekë për të kaluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2025, 09:43

Një qytetar shqiptar ka raportuar vonesa të gjata dhe trajtim diskriminues në pikën kufitare në Merdare, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se prej më shumë se 4 orësh është i bllokuar në këtë pikë kufitare ndërkohë që automjetet e vendeve të tjera po lejohen të kalojnë lirshëm.

Sipas tij policia serbe po kërkon ryshfet në këmbim të lejimit të kalimit:

“Kam katër orë i bllokuar në Merdare. Policia po kërkon para për të na lënë të kalojmë. Vetëm shqiptarët po mbahen, ndërsa të tjerët kalojnë pa probleme.”

Raportime të tilla nuk janë të rralla. Prej vitesh, qytetarët shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi kanë ngritur shqetësime për abuzime, kërkesa për “kafe” dhe ndalesa selektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit