Makina përplas motoristin, policia kalon ngjitur me trupin dhe… ikën!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.06.2025, 20:35

Një aksident i rëndë ndodhi pranë Lezhës, ku një automjet përplasi një të ri me motor gjatë një kthimi të rrezikshëm në rrugë. Dëshmitarët ndaluan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili fatmirësisht ishte i vetëdijshëm.

Por pjesa më tronditëse dhe absurde e ngjarjes nuk ishte aksidenti në vetvete, ishte reagimi i policisë. Ose më saktë, mungesa totale e tij.

Pamjet tregojnë një makinë policie që kalon ngadalë, krejt pranë vendngjarjes, ndërkohë që i riu qëndron i shtrirë në asfalt, i rrethuar nga qytetarë që përpiqen ta ndihmojnë. Patrulla... as që kthen kokën. Ecën përpara si të ishte në një xhiro shëtitëse të së dielës.

Gazetari Taulant Koplikaj, dëshmitar i ngjarjes, shkruan:
“Nuk e kam parë as në vitet ’97-’98 këtë lloj shpërfilljeje.”

Sipas tij, nuk dihet nëse policët nuk e panë fare personin e shtrirë (për çudi të gjithë të tjerët e panë), apo kishin ndonjë “mision më të rëndësishëm”, si ndonjë kafe pa faturë fiskale.

Për fat të mirë, ndihma e parë u dha nga qytetarët. Për fat të keq, shteti kaloi tutje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit