Spiropali “ia mbledh Iranit 8 me 2”: Ndaloni aktivitetin bërthamor

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.06.2025, 19:20

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim të gjatë e të ngjeshur në Samitin Parlamentar të NATO-s në Bruksel, ku foli si për rajonin, ashtu edhe për çështjet globale. Mes temave të prekura, ajo iu drejtua drejtpërdrejt Iranit me një thirrje të qartë: ndaloni aktivitetet bërthamore dhe raketat balistike sipas ligjit ndërkombëtar.

“Shqipëria i bën thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të veprojë në përputhje me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore,” theksoi Spiropali, duke e cilësuar situatën në Lindjen e Mesme si të rrezikshme dhe të tepërt.

Nga Brukseli, Elisa Spiropali i ka folur Iranit si mësuese e rreptë. Duke folur në emër të Shqipërisë, ajo tha se Teherani duhet të sillet mirë dhe të respektojë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit