Kafka kthehet në portret, rindërtohet fytyra e gruas 10.500-vjeçare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2025, 19:30

Shkencëtarët e Universitetit të Ghent kanë rindërtuar fytyrën e një gruaje që ka jetuar rreth 10.500 vjet më parë në territorin e sotëm të Belgjikës, duke u bazuar në ADN-në e saj. Analizat tregojnë se ajo kishte sy të kaltër dhe lëkurë më të çelët se shumica e njerëzve të epokës Mezolitike në Evropën Perëndimore.

Trupat ishin spërkatur me okër një substancë që lidhet me rituale –dhe ishin mbuluar me gurë. Një prej kafkave tregonte shenja prerjeje pas vdekjes, duke sugjeruar rituale të ndërlikuara mortore. Kjo shpellë ishte përdorur për varrime për shumë breza, duke treguar rëndësinë e saj kulturore edhe për një komunitet me jetë nomade.

ADN-ja e ruajtur mirë e lehtësoi rindërtimin vizual të gruas, ndërsa të dhënat arkeologjike zbuluan detaje të tjera mbi jetën e saj, si zbukurimet apo ndoshta edhe tatuazhet. Zbulimi i kësaj fytyre të lashtë hedh dritë mbi dallimet gjenetike midis grupeve parahistorike dhe ofron njohuri të reja për zakonet shoqërore dhe kulturore të njerëzve të epokës Mezolitike.

Studiuesit theksojnë se ajo i përkiste të njëjtës popullsi me "Cheddar Man" të Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse kishte tipare fizike të dallueshme, si hunda e fortë dhe kockat e theksuara të vetullave.Mbetjet e saj, së bashku me ato të tetë grave të tjera, u zbuluan në shpellën Margaux gjatë gërmimeve të viteve 1988-1989.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit