U përplas nga një makinë teksa po lëvizte me motoçikletë, ndërron jetë shqiptari në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2025, 17:31

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, teksa la pas një viktimë. Bëhet e ditur se i ndjeri është Leonard Uruci, 46 vjeç me origjinë nga Shqipëria. 46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë ně Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00 të datës 18 gershor.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas autoriteteve italiane 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati, po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena. Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit