Qendra në Laç kthehet në fole mbeturinash, Carës së bashkisë nuk i bën përshtypje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2025, 17:14

Një kanal në zemër të qendrës së qytetit të Laçit është kthyer në një fole mbeturinash, shishe plastike, qese, rroba dhe mbetje të tjera urbane. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania flasin vetë, teksa tregojnë nivelin alarmant të ndotjes në një zonë urbane e populluar, ku mungesa e ndërhyrjes institucionale shihet qartë.

Banorët dhe qytetarët të cilët frekuentojnë zonën janë të detyruar të kalojnë përditë pranë një ambienti të ndotur, i cili përveç se është e shëmtuar për syrin, përbën dhe një rrezik real për shëndetin publik të laçianëve, sidomos tani verës kur mbetjet nisin të lëshojnë erë të rëndë.

Bashkia Kurbin me në krye Majlinda Carën dhe institucionet përgjegjëse mjedisore nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për pastrimin e këtij kanali që është mbushur me plehra që kundërmojnë erë dhe që rrezikojnë banorët e Laçit të cilët në këtë gjendje janë në mëshirë të fatit.

Duke parë pamjet që lënë për të dëshiruar, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e bashkisë. Detyra e kryebashkiakes është pastërtia në zonë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit