Një incident ka krijuar tension dhe vonesa në Aeroportin Ndërkombëtar “Galileo Galilei” në Pisa, ku një avion i kompanisë “Wizz Air” është detyruar të ndalojë për shkak të një defekti serioz, dy goma të shpuara në njërin nga grupet e rrotave të tij.
Pamjet e siguruara nga qytetarët për JOQ në pistë tregojnë qartë deformimin e gomave, duke konfirmuar problemin teknik që ka vënë në pauzë të gjithë fluturimin.
Pasagjerët, mes tyre edhe gazetari italian Alessandro Martini, janë njoftuar se aeroporti nuk ofron asistencë teknike për këtë lloj defekti dhe se do të duhet të presin ndihmën që vjen nga Roma.
Kompania ajrore ende nuk ka konfirmuar nëse do të dërgohet një avion tjetër për të zëvendësuar fluturimin apo thjesht do të rregullohet defekti në vend. Në çdo rast, udhëtarët janë lënë në pritje të zgjatur, me shqetësime për mungesën e asistencës teknike bazë në një nga aeroportet kryesore italiane.