Një vajzë që po udhëtonte me urbanin e Porcelanit ditën e sotme në Tiranë është përfshirë në një debat me shoferin, i cili sipas saj nuk pranonte të fikte cigaren që po pinte, pavarësisht se kishte disa ankesa nga pasagjerët.
Vajza e ka paralajmëruar disa herë shoferin që të fikë cigaren, por ai nuk ka pranuar.
Në bisedë ata dëgjohen teksa thonë:
Shoferi: Për çfarë po na bën filma dhe ti! Për çfarë ta fik cigaren?
Vajza: Po vdesim ne këtu dhe t’i do të pish cigare?!
Shoferi: Po vdis ore, unë po vdes për vete.
Vajza: Po lere punën fare nëse se bën dot.
Denoncuesja tregon se shoferi nuk pranoi në asnjë mënyrë për të fikur cigaren, deri në momentin që vuri re se po filmohej me telefon.
“Pershendetje, autobuzi i Porcelanit! U detyrova ti beja video pasi i kerkova shoferit te fikte cigaren se po mbyteshim aty dhe me tha “ste jap llogari ty” edhe e fiku vetem pasi pa qe po i beja video,” shkruan denoncuesja.
Një vajzë që po udhëtonte me urbanin e Porcelanit ditën e sotme në Tiranë është përfshirë në një debat me shoferin, i cili sipas saj nuk pranonte të fikte cigaren që po pinte, pavarësisht se kishte disa ankesa nga pasagjerët.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 20, 2025
Vajza e ka paralajmëruar disa herë shoferin që të… pic.twitter.com/k4YJVSoV1Z