Sërish ngec regjistrimi i fëmijëve në kopshtet e Tiranës, Ristani dhe Beqiri nuk e vënë ‘ujin në zjarr’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2025, 15:30

Problemet me sistemin online të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike vijojnë të jenë të pazgjidhura nga ana e bashkisë Tiranë dhe përgjegjësve të Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike. Ndonëse afati i aplikimit po afrohet, qytetarë të disa zonave në Tiranë raportojnë se platforma është ende jashtë funksionit. Problemi ka disa ditë që ekziston, teksa ende nuk ka marrë zgjidhje pavarësisht denoncimeve publike.. Shumë prindër shprehin për JOQ Albania se ky problem do të rrezikoj që fëmijët e tyre të mos regjistrohen dot në kopshtet dhe çerdhet publike të kryeqytetit. Në mungesë të një njoftimi zyrtar nga ana e bashkisë Tiranë lidhur me mosfunksionimin e platformës në fjalë, qytetarët kërkojnë shtyrje të afatit ose mundësi alternative për regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshte dhe çerdhe.

"Pershendetje si jeni? Para disa ditesh publikuat problemet me regjistrimin e femijeve ne cerdhe-kopshte, akoma nuk punon, po mbaron afati e nuk di si te veproj,pati ndonje reagim zyrtar?", shkruan një prind.

"Pershendetje, mund te publikoni mosfunksionimin e portalit e-femijet te bashkise Tirane, i cili ka prej ditësh jashte funksionit dhe nuk regjistrohen dot femijet ne cerdhe e kopesht", shkruan një tjetër prind.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e Bashkisë së Tiranës apo drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë Zhaneta Beqiri. Prindërit kërkojnë ndërhyrje urgjente për të vendosur në funksion platformën në fjalë dhe për të garantuar një proces të drejtë dhe të barabartë për të gjithë fëmijët që u duhet të bëjnë regjistrimin për çerdhe dhe kopsht. Prindërit kanë afat deri më 22 qershor, për të kryer të gjithë procesin në platformën zyrtare “e-femije.tirana.al”, por platforma ka ngecur dhe ende nuk ia kanë idenë çfarë të bëjnë kur kanë ngelur dy ditë dhe platforma nuk punon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit