Policia reagon për sherrin e denoncuar nga JOQ: Qytetari dhe efektivi u zunë për një gjobë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.06.2025, 14:48

Policia e Beratit ka bërë një njoftim zyrtar mbi sherrin e raportuar ditën e djeshme nga JOQ Albania, mes një punonjësi të Policisë Bashkiake dhe një qytetari.

Sipas njoftimit, dyshohet se sherri ka lindur për shkak të një mosmarrëveshje për një gjobë që polici me inicialet Q. N., 54-vjeç, i kishte vendosur qytetarit me incialet A. T., 36-vjeç. Të dy u filmuan teksa qëllonin njëri-tjetrin me grushte e shkelma, teksa në një moment polici reagon më ashpër dhe e hedh përtokë 36-vjeçarin.

Ndaj të dyve ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Në deklaratën e policisë thuhet: “Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin”.

Pamjet e publikuara një ditë më parë bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë me miliona shikime dhe shumë komente nga ndjekës të ndryshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit