Greqi/ I bëri tatuazhin e dy fëmijëve heroit shqiptar, sulmohet publikisht tatto artisti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.06.2025, 13:49

Tatto artisti Fotis Karkasinas që realizoi tatuazhin në trupin e shqiptarit Ledian Goga është sulmuar publikisht nga një emision televiziv që e akuzonte artistin se bëri tatuazhin për përfitime personale dhe reklamë. Karakinas mohoi çdo qëllim të tillë dhe theksoi se e vetmja arsye pse e realizoi tatuazhin ishte dëshira e sinqertë e Gogës për të mbajtur një kujtim të përhershëm të Nisit dhe Spiros, dy fëmijëve që nuk arriti t’i shpëtonte dot, pavarësisht përpjekjeve.

“Goga më tregoi çfarë donte të bënte, gjetëm së bashku foton dhe e realizova. Puna ime në trupin e Gogës, tatuazhi u shpërnda kudo me shpejtësi. Pas kësaj dola në një emision ku një gazetar më sulmoi. Nuk kishte bërë asnjë kërkim përpara se të fliste. Nuk e pa çfarë ka ndodhur vërtetë, nuk më respektoi. Tha se nuk i pëlqen tatuazhi dhe sipas tij bëra reklamë. Nuk është e vërtetë. Ishte një punë, një tatuazh që më dha shumë emocione. Ishte dëshira e sinqertë e Gogës dhe ndaj e bëra”, tha tatto artisti Fotis Karkasinas.

Ledian Goga, që u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur, të moshës 12 dhe 14 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht të mërkurën e kaluar pasi pësuan vdekje klinike ka mbajtur fjalën. Ai ka përjetësuar në trup, përmes tatuazhit, portretet dhe emrat e Nisit dhe Spiros, dy fëmijëve që nuk arriti t’i shpëtonte dot, pavarësisht përpjekjeve.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në TikTok, ai tregon tatuazhin e përfunduar, ku ai vetë është paraqitur me krahë engjëlli, duke mbajtur në krahë dy djemtë, që gjithashtu kanë krahë engjëlli. Poshtë secilit fëmijë shkruhen emrat e tyre, Nisi dhe Spiros.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit