Banorët e fshatit Qerret në njësinë administrative Labinot- Mal Elbasan, kanë pësuar një humbje të madhe pas një stuhie breshëri që goditi zonën në fjalë pak ditë më parë. Një prej banorëve të prekur, fermer, shkruan për JOQ Albania se të gjitha serat dhe sipërfaqet me domate janë dëmtuar rëndë, duke zhdukur gjithë prodhimin dhe mundin e disa muajve punë.
Qytetari që jeton me bujqësi, por jo vetëm por dhe banorët e tjerë të kësaj zone të prekur nga kjo stuhi breshëri, ndihen të dërrmuar dhe të pashpresë, pasi bujqësia është i vetmi burim të ardhurash për to. Banori në emër edhe të fqinjëve të tjerë të prekur nga breshëri, i bëjnë thirrje bashkisë Elbasan, Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit që mos t’i lënë në harresë, por të ndërhyjnë dhe të dëmshpërblejnë fermerët të cilët jetojnë me bujqësi.
“Përshëndetje! Ja banoret e fshatit qerret komuna Labinot mal ELBASAN iku gjithe mundi i domates o mos e baft piken e hajrit Edi Rama. Te na jap dëmshpërblimin se na i lane kalamajtë pa buke. Pardje ra breshëri, nuk ka len me asgjë”, shkruan qytetari.
Duke parë situatën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe reagim urgjent me mbështetje konkrete nga bashkia Elbasan dhe Ministria e Bujqësisë si institucioni kryesor që mbështet dhe përcakton politikat e ndihmës për fermerët.