Avionit të Wizz Air i prishet goma! Ngecin në Pisa shqiptarët të bllokuar brenda

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.06.2025, 16:06

Një incident jo i pazakontë për Wizz Air ka ndodhur ditën e sotme në Aeroportin “Galileo Galilei” në Pisa, ku një avion i kësaj kompanie është detyruar të qëndrojë në pistë për shkak të një gome të prishur.

Gazetari italian Alessandro Martini, i pranishëm në vendngjarje, raporton për JOQ nga avioni se aeroporti nuk kishte mundësi teknike për të riparuar gomën, duke e lënë mjetin të bllokuar për orë të tëra.

Sipas informacionit të shpërndarë nga Martini, pasagjerët janë informuar se zgjidhja e vetme është të pritet asistenca teknike që do të vijë nga Roma. Ende nuk ka asnjë sinjal nëse do të dërgohet një avion tjetër për të zëvendësuar fluturimin, duke shtuar edhe më shumë pasigurinë dhe frustrimin mes udhëtarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit