Studimi: ChatGPT shkatërron trurin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.06.2025, 12:02

ChatGPT e ka bërë inteligjencën artificiale pjesë të përditshmërisë sonë. Por, a kemi shkuar shumë larg?

Edhe pse ChatGPT është një ndihmë e mirë, shkencëtarët kanë arritur së fundmi në disa përfundime shqetësuese për ndikimin që ka te truri ynë.

Një studim i ri nga Laboratori i Medias në MIT zbuloi informacione tronditëse për mënyrën se si mund të na ndikojë.

Studiuesit ndanë 54 persona të moshës 18-39 vjeç në Boston në tre grupe dhe i urdhëruan të shkruanin ese të stilit SAT për një periudhë katërmujore. Një grup përdori ChatGPT, tjetri përdori motorin e kërkimit Google, ndërsa grupit të tretë nuk iu lejua përdorimi i asnjë mjeti ndihmës.

Më pas, pjesëmarrësit u lidhën me një elektroencefalogram (EEG) për të matur aktivitetin elektrik në tru.

Nga të tre grupet, përdoruesit e ChatGPT treguan përfshirjen më të ulët të trurit dhe gjithashtu “performuan në mënyrë të dobët në nivelin nervor, gjuhësor dhe sjellor”. U vu re gjithashtu se sa më shumë shkruanin ese, aq më dembelë bëheshin, duke kaluar deri në kopjim të drejtpërdrejtë të tekstit nga ChatGPT.

Kur u kërkua të shkruanin pa ndihmën e AI-së, truri i tyre tregoi “ulje të lidhshmërisë alfa dhe beta”, që do të thotë se ata nuk ishin më të përfshirë kognitivisht.

Çfarë do të thotë kjo për ne?

Autorja kryesore e studimit, Nataliya Kosmyna, shprehu shqetësimin se përdorimi i AI mund të ndikojë negativisht në zhvillimin afatgjatë të trurit, veçanërisht te të rinjtë:

“Ajo që më shtyu ta publikoj para se të përfundonte rishikimi shkencor është frika se brenda 6-8 muajve, një politikëbërës mund të vendosë ‘të fusë CHATGPT-në në çerdhe’. Do të ishte absolutisht e gabuar dhe e dëmshme. Truri në zhvillim është në rrezik më të lartë”, – tha ajo për TIME.

Sipas EEG-ve, grupi që përdori AI tregoi kontroll të ulët ekzekutiv dhe përfshirje të dobët vëmendjeje. Nga eseja e tretë, ata praktikisht e kishin lënë ChatGPT të bënte gjithë punën për ta.

“Ishte më shumë si: ‘më jep esenë, rregullo këtë fjali, editoje pak, dhe mbaruam’”, – shpjegoi Kosmyna.

Ndërkohë, pjesëmarrësit që nuk kishin përdorur asnjë mjet treguan lidhshmëri më të lartë nervore, sidomos në fushat e krijimtarisë, kujtesës dhe përpunimit semantik. Ata ishin gjithashtu më të angazhuar dhe më kuriozë.

Edhe grupi që përdori Google tregoi funksionim aktiv të trurit, duke e lënë vetëm grupin e AI-së me rezultate negativë në të gjitha aspektet.

Për më tepër, përdoruesit e ChatGPT nuk mbanin mend as për çfarë kishin shkruar në ese. Kosmyna shpjegon: “Detyra u realizua, ishte efikase dhe e lehtë. Por siç tregojmë në studim, praktikisht nuk e integruat fare në rrjetin tuaj të kujtesës.”

Kur njerëzit në internet morën vesh për këto rezultate, reaguan ashpër ndaj AI-së dhe përdoruesve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit