Do e konsumonte për mëngjes, qytetarit i del me krimba tërshëra nga “Teuta”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2025, 11:23

Një incident shqetësues është raportuar sot nga një qytetar, i cili ka konstatuar se tërshera e markës “Teuta”, që do konsumonte për mëngjes, ka dalë me krimba.

Pasi ka mbushur pjatën me tërshërë dhe qumësht, ai ka vënë re krimbat e dalë mbi sipërfaqe. Ndërkohë kur ka hapur paketimin dhe e ka hedhur në një pjatë tjetër ka vënë re edhe krimba të tjerë.

Ky rast ngre dyshime dhe shqetësime serioze mbi cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore në tregun shqiptar.

Sipas qytetarit, tershera ishte e blerë nga një ditë më parë dhe prania e krimbave tregon mungesë të standardeve të higjienës gjatë procesit të prodhimit, magazinimit ose transportit.

Konsumatori shprehu zhgënjim të thellë dhe frikë për shëndetin e familjes së tij.

Autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të hetuar rastin, duke kryer inspektime në objektet ku prodhohet, magazinohet dhe shpërndahet tërshëra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit