Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Halilaj, përgjatë rrugës Krujë–Fushë Krujë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një lokali, duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e jashtme të tij.
Kjo ngjarje është denoncuar në polici nga Mondi Voga, ish-shoferi i deputetit të zgjedhur Arjan Ndoja, i cili ka deklaruar se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Krujës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja pranë lokalit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po ushtron kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet vijojnë.