Kodrat e liqenit të Farkës do betonizohen sërish! Kush është fatlumi i radhës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2025, 10:11

Banorët e zonës pranë Liqenit të Farkës kanë ngritur alarmin për punime intensive që po kryhen prej disa ditësh në kodrat përreth liqenit.

Sipas tyre, kamionët dhe fadromat kanë pushtuar zonën, duke gërryer dheun në mënyrë të pandërprerë, ditë e natë.

“Po shkatërrojnë gjithçka. Ditë e natë gërryejnë kodrat me fadroma” shprehet një banor i zonës.

Për momentin nuk dihet cili oligark është fatlum i këtyre punimeve në një zonë që vetëm e qetë dhe e gjelbër nuk është më. Çdo ditë e më tepër, liqenit të Farkës po i mbetet vetëm emri pasi kodrat e gjelbra me pemë janë zhdukur duke i lënë vendin resorteve me vila luksoze që lëpirësit e qeverisë ndërtojnë vazhdimisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit