Shampanja që “turpëroi” zjarrfikësit! Momenti epik gjatë inaugurimit në Poloni

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.06.2025, 21:34

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një ceremonie zyrtare në Poloni, ku u inaugurua një kamion i ri zjarrfikës. Siç e kërkon tradita, shishja e shampanjës duhet të thyhet në mjetin e ri për fat të mbarë — por këtë herë, tradita hasi në rezistencë të fortë!

Shishja refuzoi të thyhej, pavarësisht përpjekjeve, duke shkaktuar një skenë komike që bëri të qeshin të pranishmit dhe më pas u bë virale në rrjetet sociale. Në vend që të shpërthente në një festë tradicionale, momenti u kthye në një spektakël të papritur, ku “fajtore” ishte një shishe kokëfortë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarrfikësin teksa përpiqet ta përplasë shishen, por pa sukses. E gjithë skena është shoqëruar me duartrokitje, batuta dhe shumë të qeshura.

Mesa duket, ndonëse janë të aftë të përballojnë flakët më të rrezikshme, zjarrfikësit polakë nuk ishin gati për sfidën e një shisheje shampanje!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit