Sot JOQ Albania publikoi thirrjen për ndihmë të një të riu që kërkonte ndihmë për gjetjen e gjyshit të tij 84-vjeçar Nazmi Daja.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe redaksia e JOQ mori një lajm të hidhur nga i riu që kërkoi ndihmë. 84-vjeçar për fat të keq është gjetur, por pa shenja jete.
I moshuari ishte larguar nga banesa në orët e vona pas mesnate, rreth orës 03:00 – 04:00 të mëngjesit. I moshuari është gjetur i pajetë në një kanal vaditës.
Redaksia e JOQ Albania i shpreh ngushëllime familjarëve të gjysh Nazmiut!