Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.06.2025, 18:55

Tragjedia e Gentiana Hudhrës ka tronditur thellë opinionin publik, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. 45-vjeçarja shqiptare, e cila punonte si kujdestare në qytetin Tolentino, u vra më 14 qershor 2025 nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në morgun e spitalit të Maceratas nga doktori Antonio Tombolini, Gentiana ishte goditur plot 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Mediat italiane raportuan gjerësisht mbi ngjarjen, duke theksuar nevojën urgjente për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Autori i krimit u arrestua menjëherë dhe u paraqit në gjykatë nëpërmjet video-lidhjes nga burgu i Montacutos, ku pranoi se kishte kryer vrasjen. Para gjyqtares Daniela Bellesi, ai pretendoi se kishte vepruar “në emër të fëmijëve”, duke akuzuar ish-gruan për keqtrajtime të mëparshme ndaj tyre. Hudhra deklaroi gjithashtu se kishte pasur probleme shëndetësore dhe psikologjike të theksuara, të cilat sipas tij ishin përkeqësuar për shkak të konflikteve me ish-bashkëshorten.

Në vitin 2021, ai kishte ndjekur një trajtim psikiatrik dhe posedon dokumente mjekësore që tashmë janë në duart e prokurorisë. Hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet pritet të marrin në pyetje edhe dy fëmijët e çiftit, për të kuptuar më mirë dinamikën familjare. Ndërkohë, prokurori Enrico Riccioni po shqyrton mundësinë për të kërkuar një tjetër vlerësim psikiatrik për Nikollaq Hudhrën. Trupi i Gentiana Hudhrës do të transportohet në Shqipëri, ku do të mbahet edhe ceremonia mortore. Rasti ka rikthyer në vëmendje urgjencën për politika të forta mbrojtjeje për gratë dhe fëmijët e dhunuar, për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit