Klevis Qose lë dy muaj pa dieta dhe paga policët e burgjeve! “Rama dhe Manja të ndërhyjnë!”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.06.2025, 18:28

Një punonjës i forcave operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania vonesat e vazhdueshme në pagesat e dietave dhe orëve jashtë orarit. Sipas qytetarit prej gati dy muajsh, asnjë nga shpërblimet që u takojnë nuk është likuiduar, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat operojnë çdo ditë. Denoncuesi tregon se forca operative përballet me një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike dhe emocionale, duke nisur që herët në mëngjes dhe pa një orar të përcaktuar kthimi në shtëpi. Punonjësit shoqërojnë të dënuarit në të gjitha burgjet e vendit, përballen me rreziqe të përditshme dhe ndihen të braktisur nga strukturat drejtuese, të cilat nuk kanë mbajtur as premtimin për rritjen e shpërblimit për vështirësi në punë.

“Pershendetje JOQ! Jam punonjës policie i forcave operacionale drejtorise pergjithshme te burgjeve. Kemi pothuajse 2 muaj qe nuk po marrim dietat, gatishmëritë. Na kane premtuar se do na rrisin veshtirsine, po torturohemi gjithe ditët e qe na ka dhene Zoti. Dalim ne mëngjes heret e nuk po dime kur kthehemi nuk po shohim as familjet. Riskun e rrezikut e kemi te larte se shoqërojmë te dënimit ne te gjithë burgjet e shqiperise dhe nuk po na vlerësojnë sa duhet. Z.Kryeminster duhet qe te kete nje konsulte me ministrin e drejtësisë per togen tone nga cdo aspekt, te pakten te na vlersojne djersen qe po derdhim çdo dite e ne fund lekët po na i vonojnë, dietat po, oret jashte orarit po, nuk po dime ku me u perplas e te ankohemi. Ju lutem shume qe ta postoni qe te pakten kryeministri ta shohe kete problem qe po hasim. Shpresoj shume qe te behet diçka”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Qytetari i drejtohet Kryeministrit Rama, për të ndërhyrë personalisht në zgjidhjen e këtij problemi në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë me drejtues Ulsi Manja dhe drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve Klevis Qose. Sipas denoncuesit, është koha që kjo togë e rëndësishme e sistemit të marrë vlerësimin dhe mbështetjen e merituar, në përputhje me sakrificën dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit