Ky është mërgimtari nga Kosova që vdiq në një aksident trafiku në Francë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2025, 16:41

Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë.

Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar e ka humbur jetën atje.

Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze.

Siç bëhet e ditur viktima është Valmir Beqiri, nga fshati Duboc i Vushtrrisë, me banim në Francë.

Ai ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.

Derisa ende nuk janë bërë të ditura informacionet rreth ceremonisë së varrimit.

Familjarët njoftuan se kjo do të bëhet e ditur me kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit