Një banore e zonës “21 Dhjetori” në Tiranë ka ndarë shqetësimin e saj në redaksinë e JOQ, duke dorëzuar pamjet filmike për një situatë që i është kthyer shqetësuese.
“Unë që po ju shkruaj banoj te 21 Dhjetori, jam familjare, kam një gocë 8 vjeç e gjysmë. Historia është kjo: nipi i burrit ka pasur një lidhje me një vajzë nga Peqini, gati për një vit. Kur kjo vajzë ishte me nipin e burrit tim, kishte lidhje edhe me dikë tjetër nga e njëjta lagje. Unë e mora vesh dhe, për të mbrojtur familjen time, ja thashë nipit të burrit tim, gjithashtu edhe për të mbrojtur burrin tim.”
Por më pas situata ka agravuar...
“Kjo, nga inati që nuk e do më nipi, mbrëmë ka mbledhur shoqërinë e vet dhe kanë qëlluar nga dera ime me kumbulla. Na ka shqetësuar shumë. Unë kam dhe një gocë 8 vjeç e gjysmë. Nuk lejoj këtë femër të më shqetësojë familjen time,” përfundon ajo.