Prindërit e fëmijëve që ndjekin Kopshtin 27 në zonën e Alliasit në Tiranë po shprehin shqetësimin për kërkesa të njëpasnjëshme për pagesa shtesë, përtej tarifës mujore që ata paguajnë rregullisht. Së fundmi, drejtoria e kopshtit ka kërkuar kontribut për blerjen e një kondicioneri, ndërkohë që më herët janë mbledhur para për tapete, lavatriçe, perde dhe rregullime të ambientit të jashtëm. Një prind, në emër të të gjithë prindërve të tjerë fëmijët e të cilëve frekuentojnë kopshtin në fjalë, theksojnë për JOQ Albania se këto janë përgjegjësi të Bashkisë së Tiranës, jo të tyre, dhe se situata përsëritet sa herë kopshtet bashkohen gjatë pushimeve verore. Prindërit shprehin shqetësim të veçantë për faktin që fëmijët mbahen në ambiente pa ajrim të duhur dhe pa lodra, në një periudhë kur temperaturat janë të larta dhe kushtet shëndetësore janë të rrezikuara.
“Përshëndetje! Kopshti 27 allias me kërkoj lek për kondicionerin ne kane thëne edhe lek me përpara per lavatrice tapeta per perde rregullim territorin e kopshtit jashtë keto duhet ti bej bashkia se ne paguajmë kopshte muaj per muaj kur vazhdojnë pushimet e verës bashkohen grupet e kopshteve tere bashke. Per çmimin tani do mblidhen prindërit varet sa do e lene para ca kohesh na moren nga 30 mije leke per tapet perde. Per femije moren leket dhe Drejtoresha u largua. Shume kopesh i pa rregullt eshte kemi kopshtin tjetër aty ne lagje nuk funksionon si ky. Na bene mbledhje edukatorja me drejtoreshën dhe na mblodhi leket. Jane 2 kopshte ne lagje allias 27 kam vajzen eshte dhe tjetri 29 mos gaboj jane shume afer dhe nderkohe gjithmone qe bejne pushime kerkojne gjera nga ne. Pyes ate komshien se punon te kopshi tjeter jo thote s’behet fjale ke ne ju gërthasin fëmijëve i mbaj ulur tere ditën as lodra si lene me lozur. Femija im rri pa kondicioner ne shtepi por ama shtepia eshte vetem me tre persona, jo me 33. Ambjenti pa kondicioner ne kete periudhe eshte me i dëmshëm se sa kondicioneri. Duhet te ndërgjegjësohemi te gjithe qe eshte nje zgjidhje per femijet tanë. Kontributi duhet te jete i te gjithëve. Nëse dikush vertet nuk ka mundësi, pa dashur te paragjykoj askënd (me aprovimin e mësueseve te përpjesëtohet mes te tjerëve). Jam shume dakord qe institucionet perkatese duhet te mbajnë përgjegjësinë e vet por deri sa te ndërgjegjësohen institucionet dhe te gjendet zgjidhja, fëmijët tanë duhet te durojnë pasojat?!”, shkruan qytetarja e revoltuar në emër edhe të prindërve të tjerë, fëmijët e të cilëve ndjekin kopshtin 27 në zonën e Alliasit.
Prindërit e fëmijëve që ndjekin Kopshtin 27 në zonën e Alliasit në Tiranë kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, që të marrin përgjegjësinë për sigurimin e kushteve të nevojshme në kopshtet publike. Ata theksojnë se nuk mund të jetë detyrë e prindërve të mbulojnë mangësitë e bashkisë me në krye kryebashkiakja e komanduar Anuela Ristani, por gjithashtu nënvizojnë se nuk mund të rrezikohet mirëqenia e fëmijëve ndërkohë që zgjidhjet vonohen.