Sherr në Lungomare, pushuesit përleshen në plazh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2025, 17:42

Një grup turistësh janë përballur me një skenë tronditëse mëngjes e kësaj të enjte gjatë një xhiroje në Lungomare, Vlorë.

Teksa po shijonin pamjet dhe po filmonin momente për kujtime, ata rastisën të jenë bërë dëshmitarë të një përleshjeje të dhunshme mes gjashtë të rinjve. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihen të rinjtë që qëllohen egërsisht mes tyre, ndërsa dy prej tyre rrëzohen në tokë.

Një tjetër, me një mjet pune në dorë, tenton të ndërhyjë, por bie në gjunjë sapo afrohet. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga përplasja, por turistët të befasuar nga skena e papritur, nuk ngurruan ta ndanin videon me komentin: “Këtu në Vlorë, sot në mëngjes… thjesht po bënim disa video për art.

Pak orë më parë, një tjetër incident i ngjashëm u regjistrua në Berat, ku një punonjës i policisë bashkiake u pa teksa shtrinte përdhe një të ri gjatë një konflikti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit