Teherani është përfshirë nga paniku pas kërcënimeve të Presidentit shqiptar Begaj, i cili sipas burimeve “të sigurta”, ka vënë në lëvizje armën më të fortë të mbrojtjes shqiptare: Pirro Vëngun.
Raportohet se Ayatullahu, i mbërthyer nga frika, është zhdukur pa gjurmë dhe aktualisht po strehohet në një vend sekret.
Në një deklaratë të paprecedentë, zyrtarët iranianë i janë lutur NATO-s dhe OKB-së: “Ju lutem, nëse keni ndërmend të na bombardoni, bëjeni. Vetëm mos na e dërgoni më Begajn!”
Ndërkohë, Pirro Vëngu, i veshur me syze detektivi dhe i pajisur me hartë strategjike të Lindjes së Mesme, ka nisur misionin e tij të lartë shtetëror.
Në Tiranë, ndërkohë, Presidenca ka lëshuar një tjetër komunikatë zyrtare: “Kush guxon të kërcënojë Begajn, do i lëshojmë Erion Braçen.”