Polici i Bashkisë shtrin përtokë qytetarin në Berat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2025, 14:08

Një punonjës i Policisë bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit.

Sherri ka ndodhur rreth 15 minuta më parë pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi sherrin ishte djali i ri i cili goditi punonjësin e policisë. Ky i fundit duket se i kthehet dhe e hedh përtokë.

“Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici,” shkruan një qytetar.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet dhe nuk dihet nëse polici dhe djali i ri kishin një sherr të mëparshëm, apo situata përshkallëzoi direkt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit