Ermal Dredha po shëtit “Osmanin”, fusha e mbetjeve digjet sërish sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2025, 12:37

Teksa Ermal Dredha është i zënë duke shëtitur “Osmanin” nëpër Vlorë, fusha e mbetjeve në periferi të qytetit është përfshirë përsëri nga flakët këtë të enjte.

Zjarri dhe tymi kanë mbuluar zonën, pikërisht në kulmin e sezonit turistik që ka sjellë qindra vizitorë në qytet. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll situatën e cila është kthyer në shqetësim serioz për banorët. Ky është tashmë rasti i tretë brenda muajit që fusha digjet, si një ngjarje e përsëritur çdo verë.

Ndërkohë qytetarët e Vlorës, përveç ndotjes, ankohen se prej dy javësh nuk u ka rrjedhur pikë uji në çezma. Menaxhimi i mbetjeve dhe furnizimi me ujë duket se nuk janë në agjendën e drejtuesve lokalë, të cilët janë të zënë me aktivitete të tjera më të rëndësishme.

Nga ana tjetër një vatër e re zjarri është regjistruar në pyllin e Sodës, afër plazhit të Zvërnecit zonë ku ushtrojnë aktivitet disa biznese të ndryshme. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, dhe deri më tani nuk janë vendosur nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit