Shërbimi Social i Fierit nuk i përfill, Elca dhe Resuli kanë nevojë për ndihmën tonë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2025, 11:24

Një apel prekës ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ, për një çift bashkëshortësh që jetojnë në kushte të mjerueshme në lagjen 1 Maji në qytetin e Fierit.

Çifti i 60-vjeçarëve Elca dhe Resuli, kanë nevojë emergjente për ndihmën e shqiptarëve të mirë, pasi institucionet që kanë për detyrë përkujdesjen ndaj tyre, i kanë braktisur. Ata jetojnë në një shtëpi të shkatërruar dhe nuk kanë asnjë mundësi qoftë për të siguruar ushqimet.

Elca vuan nga epilepsia dhe me zor arrin të blerë ilaçet, ndërkohë që Resuli ka pësuar një aksident i cili e ka lënë me probleme për të ecur. Ai qëndron gjithë ditën shtrirë dhe të vetmen shpresë për të siguruar ushqimet ka komshinjtë, të cilët herë pas here i japin një pjatë gjellë.

Qytetarja që bën apelin për ndihmë na shkruan: “Jan të dy nga 60 vjec nuk kan as nje ndime nga shteti. Nuk kan nje dhom ku te fusin koken ca bie jashte bie dhe brenda. E kam pyetur zonjen pse nuk shkon ne zyrat sociale, dhe me eshte prgj qe kam vajtur po nuk me perfillin.

Fatkeqësisht ata nuk kanë një numër telefoni, dhe e vetmja mundësi për t’i ndihmuar është kontakti i drejtpërdrejtë. Çifti i bashkëshortëve jeton në lagjen 1 Maji, kodra nr 2. Shtëpia e tyre ndodhet përballë një gomisterie në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit