Qeveria e RMV-së: Këtë verë rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2025, 10:21

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se po vazhdojnë përkushtimin për rritjen e efiçiencës energjetike dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Si pjesë e kësaj strategjie, gjatë periudhës verore do të instalohen sisteme fotovoltaike në rreth 50 shkolla në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar një marrëveshje për një grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Sipas Qeverisë, ky investim pritet të sjellë kursime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Mjetet e kursyera do të mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete digjitale për nxënësit.

“Përmes investimeve në burime të ripërtëritshme të energjisë do të ulim shpenzimet financiare, por njëkohësisht do të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit